Nën organizimit e Qendrë për Demokraci dhe Edukim – Lugina, të premtën (nesër) e 28 prillit, do të organizohet Konferencë me temë: “Mosnjohja e diplomave midis migrimit dhe (pa)zhvillueshmërisë ekonomike”.
Për panel në ketë konferencë, do të jenë: Enis Imamoviq-deputet nga SDA Sanxhaku Shaip Kamberi-deputet shqiptar, Ragmi Mustafi-kryetar i KKSH-së, Nadër Sadiku-drejtor i Gjimnazit “Skendebeu” në Preshevë dhe Izeir Islami-profesor i lëndëve të ekonomisë nga Bujanoci. Konferenca do të udhëhiqet nga Belgzim Kamberi, analist nga Presheva.
Pjesëmarrës do të jenë studentët dhe të diplomuarit nëpër universitetet e ndryshme të Kosovës, gjë që mund të marrin pjesë edhe në diskutim.
Konferenca zhvillohet në kuadër të projektit “Dëgjo cili është problemi im – dua të jetoj këtu” të mbështetur nga Bashkimi Europian, nëpërmjet programit “Le të kthehemi në fillim – Parlamenti si bazë e shtetit ligjor”, si aktiviteti i fundit në ketë projekt.
Konferenca do të filojë nga ora 13:00 në Restaurant “Boheme” në Bujanoc, derisa më poshtë e gjeni agjendën e plotë.