Konferenca shkencore në Preshevë nis përgatitjet për botimin e punimeve

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës ka njoftuar të gjithë profesorët, studiuesit dhe pjesëmarrësit e Konferencës shkencore “Personalitete dhe figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare” se kanë filluar përgatitjet për botimin e punimeve në një libër përmbledhës.


Konferenca u mbajt më 25 dhe 26 tetor 2025 në Preshevë, ndërsa organizatorët kanë shprehur falënderimin e tyre për kontributet dhe prezantimet shkencore të paraqitura gjatë dy ditëve të punimeve.

Sipas njoftimit, autorët e punimeve duhet të dorëzojnë:

  • Abstraktin deri në 16 rreshta, me radhorin 12;

  • Punimin shkencor të plotë, të ripërpunuar dhe të përfunduar sipas standardeve të metodologjisë shkencore;

  • Punimi duhet të jetë nga 10 deri në 20 faqe, po ashtu me radhorin 12.

Dorëzimi i materialeve bëhet në mënyrë elektronike deri më 31 mars 2026 në adresat: shtkkpresheve@yahoo.com & xhemaledin47@gmail.com

Në njoftim theksohet se punimet duhet të kenë strukturën e plotë shkencore — hyrje, zhvillim, përfundim dhe fusnota të radhitura nga numri 1 e tutje. Punimet që nuk plotësojnë kriteret do t’u kthehen autorëve për përpunim, me mundësinë e mosbotimit në librin përmbledhës.

Për më shumë informacione, kontakt person mbetet kryetari i Shoqatës, Xhemaledin Salihu.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shtëpia e Kulturës në Preshevë me manifestim kulturor për 28 nëntor

PreshevaPRESS

20 vite të qeshura: “Ditët e Komedisë Shqiptare” rikthehet në dhjetor me edicionin e tij jubilar

PreshevaPRESS

Teatrit i Preshevës pjesëmarrës në Festivalin Kombëtar të Teatrit Shqiptar “Moisiu” në Prishtinë

PreshevaPRESS