Komuna e Preshevës, përmes një postimi në faqen e saj në rrjetin social facebook, ka njoftuar se kanë filluar punimet për mirëmbajtjen e rrugës lokale për në fshatin Sefer.
“Në kuadër të planit të investimeve kapitale, kanë filluar punimet në mirëmbajtjen e rrugës lokale për në relacionin mes fshatrave Caravajkë – Isivuk – Lezbali – Sefer.” thuhet mes tjerash në këtë njoftim.
Në vazhdim mund ta lexoni njoftimin e plotë të Komunës së Preshevës në faqen e saj në facebook:
Kanë filluar punimet për mirëmbajtjen e rrugës lokale për në fshatin Sefer
Në kuadër të planit të investimeve kapitale, kanë filluar punimet në mirëmbajtjen e rrugës lokale për në relacionin mes fshatrave Caravajkë – Isivuk – Lezbali – Sefer.
Projekti përfshin punët në kullimin e ujërave atmosferike përmes gërmimit të kanaleve anësore dhe vendosjen e tombinove (gypave atmosferike) për qarkullimin e ujërave atmosferike, përmirësimi i trasesë së rrugës, mbushja dhe rrafshimi me material rrethanor të pjesëve të gërryera nga të reshurat, si dhe ngjeshja e rrugës me rul.
Përmes realizimit të këtij projekti, banorëve të këtyre fshatërave do t’u ofrohet infrastrukturë më e mirë për qarkullim më komod, zhvillimin e bujqësisë, blegëtorisë, bletarisë e pylltarisë.