Nga mbrëmja e djeshme, pronarët e lokaleve që ofrojnë shërbime në fushën e gastronomisë kanë paralajmëruar se në mënyrë të njëanshme kanë vendosur ta kthejnë në funksion orarin e punës siç ka qenë para datës 20 korrik.
Pas paralajmërimit të bizneseve të gastronomisë se nga sot do të punojnë me orar të rregullt, portali i drejtorit të shtëpisë së shëndetit, i cili njihet edhe si portali më i afërt i pushtetit lokal në Preshevë ka paralajmëruar ndryshimin e masafe kufizuese për orarin e punës të këtyre bizneseve.
Në një postim në faqen e facebookit të ktij portali thuhet se “Nesër me datë 19.08.2020 do të mblidhet shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme ku si pikë e rëndësishme e këtij takimi do të jetë ndryshimi i orarit të punës për gastronominë në Preshevë”, derisa në faqet zyrtare të Komunës së Preshevës dhe kryetarit të saj ende nuk ka ndonjë informacion shtesë.