Kiana Kryeziu ka plotësuar kriteret bazë për kualifikim në MilanoCortina2026

Federata Skitare e Kosovës ka njoftuar se skitarja e përfaqësues së Kosovës, Kiana Kryeziu, ka plotësuar kushtet për pjesëmarrje në disiplinën e sllallomit të madh.


Skitarja Kiana Kryeziu ka plotësuar pesë kriteret bazë për kualifikim në Lojërat Olimpike Dimërore MilanoCortina2026.

Kriteret i arriti në disiplinën e sllallomit të madh, pas garës së djeshme në Cortina të Italisë.

“Skitarja e përfaqësueses së Kosovës dhe njëherish anëtarja e klubit PRO ONE (PR01), Kiana Kryeziu, pas një pune dhe përkushtimi të jashtëzakonshëm ka arritur të përmbushë 5 kriteret e nevojshme për Normë Olimpike në disiplinën Sllallom i Madh (GS) për Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026!” thuhet mes tjerash në njoftimin e Federatës Skitare të Kosovës të publikuar në faqen e tyre në facebook.

Pjesëmarrësja e LOD Pekini 2022, Kiana është duke synuar dhe po vazhdon përpjekjet për normat edhe në disiplinat e tjera si Sllallom, Super G, dhe Lëshim (Downhill).

“I urojmë suksese tutje Kianës dhe skitarëve tjerë, që po vazhdojnë garën për kualifikim në LOD 2026.” thuhet në fund të njoftimit të publikuar në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Pesë sportistët e skijimit alpin nga Kosova, falë mbështetjes së marrë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, po ndjekin rrugën për të siguruar arritjen e normave olimpike edhe në disiplinat tjera.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Përfundojnë ndeshjet e ditës së II-të të turnet tradicional “Musa Musahu 2024”

PreshevaPRESS

Përfundojnë ndeshjet e ditës së parë të turnet tradicional “Musa Musahu 2024” në Preshevë

PreshevaPRESS

Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij

PreshevaPRESS