Katër muaj para zgjedhjeve, partitë shqiptare në Bujanoc takohen për formimin e listës së përbashkët

Dje në ambientet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, përfaqësues të partive politike shqiptare nga Bujanoci, kanë zhvilluar takim të përbashkët mbi mundësinë e krijimit të shumicës shqiptare pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale.


Në këtë takim, të pranishëm ishin: Ragmi Mustafi nga PVD, Nagip Arifi nga PD, Shqiprim Musliu nga LPD dhe Arbër Pajaziti nga APN.

Ky takim u zhvillua me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, I cili përmes një postimi në facebook, ka njoftuar për takimin:

Dje (Sot) pritëm në KKSH përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare të Komunës së Bujanocit për të biseduar për zgjedhjet e ardhshme lokale që do mbahen këtë vit.

Lajm i mirë është se të gjithë u deklaruan pro arritjes së një marrveshje parazgjedhore ose paszgjedhore për shumicën shqiptare në mandatin e ri, dhe janë të gatshëm që në takimet e radhës t’i diskutojmë parimet dhe kriteret e kësaj marrëveshje.

KKSH, do inicoj dhe takime të tjera për t’i konkretizuar gjërat e diskutuara sot.

Iniciativa e KKSH-së nuk ka të bëjë me anashkalimin ose përjashtimin e ndonjë komuniteti tjetër, por me respektimin e vetvetës si komuniteti më i madh në Komunën e Bujanocit.

Kujtojmë që ditë më parë, edhe partitë serbe në Bujanoc, kanë zhvilluar takim të përbashkët me pretekst të formimit të një liste zgjedhore për zgjedhjet lokale, që pritet të zhvillohen në muajin qershor në Serbi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS