KAMBERI: URIME 9 MAJI, DITA E EUROPËS DHE E BUJANOCIT

9 Maji, simbolizon shëndrrimin e të ndryshmes në të përbashkët, unifikimin rreth qëllimeve të përgjithshme në vend të ndarjeve të imta.

Tërësinë në vend të parcializimit.

9 Maji sot simbolizon Europën, pjesë e të cilës gjeografikisht jemi edhe ne, por që pjesë përbërëse e vlerave të një familje të madhe Europiane pretendojmë të bëhemi.

Përveç kësaj, dëshirën tonë për të qenë pjesë e familjes Europiane, simbolikisht Komuna e Bujanocit e ka shprehur edhe me përzgjedhjen e sajë që për Ditë të Komunës të caktohet pikërishtë 9 Maji.

Ne të gjithë bashkë, duke punuar çdo ditë, duhet të përkushtohemi në realizimin e të gjitha të drejtave tona kolektive që na siguron udhëtimi i rajonit drejtë BE-së.

Ato po i kërkojmë dhe do të vazhdojmë t’i kërkojmë deri në realizimin e plotë.

Europa në përgjithësi dhe Bashkimi Europian në veçanti është dhe duhet të mbetet e ardhmja e rajonit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS