Kamberi: Pozita e opozita në Serbi po e akuzojnë njëri-tjetrin për bashkëpunim me Kurtin

Është mbajtur seanca konstituive e Parlamentit të Serbisë. Për këtë detaje ka dhënë deputeti shqiptar, Shaip Kamberi.


Kamberi e quajti seancën si një “Teatër absurd”.

Ai theksoi se në seancë pozita e opozita atje e ka akuzuar njëri-tjetrin për bashkëpunim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, derisa ka paralajmëruar bashkëpunimin me partinë e Aksionit Demokratik të Sanxhakut, SDA Sanxhak, të udhëhequr nga Sulejman Uglanin.

“Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar”, tha Kamberi.

“Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi”, theksoi ai.

Në këtë seancë, përveç betimit të deputetëve nuk është arritur që të përfundohen pikat e tjera të rendit të ditës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS