Në një intervistë online për emisionin Imazh të Radio Televizionit të Kosovës, deputeti shqiptarë në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se nesër do të takohet me Hotin në Prishtinë.
Shaip Kamberi, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, njëherit edhe deputet i posazgjedhur në parlamentin e Serbisë, ka vlerësuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e zyrës për Luginën.
Ai gjatë një lidhje direkte për emisionin Imazh në RTK, ka thënë se për vendimin e hapjes së një zyre për Luginën në kuadër të zyres së kryeministrit Hoti, është njoftuar vetëm përmes mediave.
“N’parim ne kemi marrë vesh nga mediat për hapjen e kësaj zyre, më vonë kemi pas kontakt edhe me zyren e Kryeministrit, detajet besoj do të i mësojmë nesër në një takimit që do të kemi me Kryeministrin përfaqësuesit politik shqiptarë nga Lugina e Preshevës, por dua të them në parim se vendimi i sotshëm është një shpresë e re për Luginën e Preshevës” ka thënë Kamberi gjatē intervistës online për emisionin Imazh në RTK, transmeton PreshevaPRESS.
Kamberi nuk ka lënë pa përmendur edhe ndihmat e qeverive të kaluara të Kosovës, sikur ajo e Kurtit që ndajti pako financiare për luftimin e pandemisë dhe ajo e Haradinajt përmes projekteve të caktuara.
Kamberi foli edhe për pritjet dhe kërkesat e Luginës së Preshevës drejt Kosovës duke komentuar përkushtimin e qeverive të Kosovës.
“Ne s’pari kemi pasur kërkesa që Lugina e Preshevës të përfshihet në dialokun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe nëse nuk mundet drejtpërdrejtë me qenë pjesmarrëse, atëherë të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon të vendosen në reciprocitet me të drejtat që Kosova po ia rezervon serbve atje. Kjo është një kërkesë e jona legjitime.” ka shtuat Kamberi.
Kryetari i PVD-së ka thënë se hapja e zyrës për Luginën është hapi më i rëndësishëm pasi që është mënyre institucionale për përkujdesjen e shtetit amë.