Fillojmë xhirimet e projektit të shumëpërfolur muajve të fundit nga kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.
Colosseum Production ka fituar mbështetjen financiare nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, duke u përzgjedhur të financihet në kuadër të Fondit të Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës.
Ekipi i Colosseum Production me producent Gani Veseli, nën regjinë e Musa Isufit, së bashku me skenaristin Shkëlqim Islami, kanë filluar xhirimet e tregimeve popullore për Luginën.
Ky projekt tashmë është në fazën e realizimit, ku publiku i Luginës do të ketë mundësinë për të parë këta filma në kinema së shpejti.
Kujtojmë se ky projekt ka qenë në qendër të akuzave të kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili e ka cilësuar si njërin ndër projektet që janë përzgjedhur në mënyrë selektive.
“Ne si produksion kemi marrë me përgjegjësi realizimin e këtij projekti, përmes të cilit do të sjellim shumë tregime popullore që kanë të bëjnë me Luginën e Preshevës, duke sjellur para publikut të Luginës prodhim kinematografik të paparë deri më tani në vendin tonë” ka thënë producenti Gani Veseli për PreshevaPRESS.
Tregimi i parë popullorë i realizuat si film do të shfaqen në Preshevë, derisa për temë ka një ngjarje të vërtetë të ndodhur në Luginë. Në kuadër të këtij projekti do të realizohen pesë tregime dhe të gjitha kanë për bazë ngjarje të vërteta të ndodhura në komunat e Luginës së Preshevës.