Javën e ardhshme në Bujanoc dhe Preshevë vjen Kolonia Artistike “LuginaArt” fal mbështetjes së KKSH-së

Javën e ardhshme fillon kolonia artistike “LuginaArt”, që do të zhvillohet në Bujanoc dhe Preshevë.

Kolonia artistike “LuginaArt” në Luginë do të sjellë artistë të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Kjo koloni, do të mbahet e hapur për gjashtë ditë, duke filluar nga dita e martë (23) maj e deri të dielën (28 maj), ku përgjatë këtyre ditëve, artistët do të mund të shpalosin talentet e tyre nëpërmjet aktiviteteve të zhvilluara.

Krahas aktiviteteve gjatë ditës kolonia artistike “LuginaArt”, gjatë mbrëmjeve sjell edhe muzikë argëtuese për të artistët pjrsmarrës në aktivitetet që do të zhvillohen si pjesë e kësaj kolonie.

Hapja zyrtare e këtij evenimenti artistik, do të bëhet të shtunen (28 maj) me fillim prej orës 19:00h, në ambientet e jashtme të Hotel “Rozafa” në Bujanoc, ku do të ekspozohen të gjitha punimet e punuara nga artistët, ndërsa aktivitetet në Preshevë, do të organizohen në “Villa Ada” nga dita e mërkurë (23 maj).

Kjo ngjarje artistike realizohet nga organizata “KultCenter B” në Bujanoc dhe Preshevë, me mbështetjen financiare të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga mjetet e Qeverisë së Kosovës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shoqëria Kulturore-Artistike „Presheva“ fiton dy çmime në Festivalin Ballkanik në Kumanovë

PreshevaPRESS

Me ekspozitë kolektive përmbyllet LuginArt3

PreshevaPRESS

Për të tretën herë, “LuginArt” bashkon artistë nga Lugina dhe rajoni në Bujanoc

PreshevaPRESS