IRANI DËNON NJË GRUA SI SPIUNE QË PUNOI PËR BRITANINË

Aras Amiri u arrestua në mars të vitit të kaluar dhe sot zëdhënësi i gjykatës iraniane lajmëroi se sot është dënuar me dhjetë vite pasi ‘e pranoi se kishte spiunuar për Mbretërinë e Bashkuar’.


Zëdhënësi i gjykatës Gholamhossein Esmaili, deklaroi se u dëshmua se gruaja ishte përgjegjëse për ‘infiltrim kulturor’. Aras Amiri ishte në vizitë tek një familjar i sëmurë kur u arrestua, dhe ishin familjarët e saj që e konfirmuan se ishte ajo e dënuara pasi që zyrtarët iranian nuk u deklaruan për identitetin e saj.

Aras Amiri punonte për Këshillin Britanik që është organizatë edukative, e që sipas web faqes së tyre nuk është prezente në Republikën Islamike të Iranit, pasi që u mbyll dhjetë vite më parë për shkak të ‘aktiviteteve ilegale’.

Zëdhënësi i gjykatës Gholamhossein Esmaili deklaroi se gruaja gjatë hetimeve u rrëfye “se ishte rekrutuar dhe kishte mbledhur informacion sipas udhëzimeve të agjencioneve angleze të sigurisë”.

Tensionet mes shteteve perendimore dhe Iranit janë shtuar këtë periudhë që prej tërheqjes së SHBA’ve nga marrëveshja për kufizimin e programit nuklear të Iranit dhe kthimit të sanksioneve ndaj shtetit shiite islamik.

Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar u shpreh se janë të shqetësuar rreth lajmit të arrestimit të të punësuarës së Këshillit Britanik dhe thanë se zyrtarë të ambasadës britanike në Teheran janë në kontakt me qeverinë e Iranit që të marrin më shumë informacion.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS