HOXHË SEVDAIL JAKUPI SHKRUAN PËR NJESINË QË OFRON FESTA E KURBAN BAJRAMIT

Hoxhë Sevdail Jakupi, imam në xhaminë Ebu Beker El Sidik përmes një shkrimi në profilin e tijë fb ka shkrur për ndjesinë që na ofron festa e Kurban Bajramit.

Në shkrimin e tijë thuhet:

Nga sot unë jam njeri tjetër, nga sot unë jam i lidhur me Krijuesin Tim, siç jam i gëzuar sot me bajramin, me namazin, me kurbanin, me ushqimin, me veshjen, o Zot më bën që të jem i gëzuar edhe ditën kur vdes, o Zot më bën të gëzuar edhe ditën kur do të takoj Ty. Trupin do ta lodhi, po nuk prish punë se po e lodhi për hatër të Allahut, shpirtin po e mundoj, po sprish punë se e kam për ditën kur nuk bën dobi as malli e as evladi.

Pasurinë do ta shpenzoj, po sprish punë se për çdo pikë gjaku dhe qime të kurbanit tim do ta gjej sevapin tek Allahu im. E ty Allahu im ta dorëzoj trupin tim, shpirtin tim, mallin tim dhe çdo gjë tjetër, sepse ato janë të Tuat, ato janë nga mirësia Jote që mi ke dhënë. Ato mi jep ose mi merr, por o Zot imanin tim që kam në zemër mos ma merr o Allah, besimin tim o Zot ruaje deri në frymën e fundit.

Po edhe në këtë ditë që gëzohem me familjen time, me babë e me nanë, e me evlad, asnjëherë o Allah nuk i harroj ata që kanë vdek më herët prej familjes time dhe gjithë muslimanëve, fali o Allah në këtë ditë të madhe kur ti i fal me mijra e me miliona njerëz, fali ata që janë banorë të varreve, edhe o Allah falna edhe neve atë ditë kur ti bashkohemi të vdekurve tanë, shkruan kështu në fb, Hoxhë Sevdail Jakupi, imam në xhaminë Ebu Beker El Sidik.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS