Ambasadori Amerikan, Jeff Hovenier, tha se ishte i pranishëm në takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ndihmëssekretari amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Hovenier tha se ishte kënaqësi të bashkohet me ndihmëssekretarin O’Brien në takimin siç e quan ai produktiv me kryeministrin Kurti.
Ai tutje tha se presin që Kosova dhe Serbia të përmbush të gjitha obligimet e marra në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE’ja.
“Kënaqësi të bashkohem me Ndihmës Sekretarin O’Brien për takimin e tij produktiv me kryeministrin Kurti. Ne presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hovenier.