Horoskopi ditor, 1 maj 2020

Dashi

Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni që të mbani nën kontroll nervozizmin. Raportet në çift do të jenë mjaft të komplikuara, sidomos ata që kanë pasur probleme kohëve të fundit. Në punë idetë dhe projektet do të ecin, por nuk do të mungojnë problemet e jashtme të cilat mund të shkaktojnë ngadalësime.

Demi

Dielli do të hyjë në shenjën tuaj, por Marsi do i komplikojë gjërat në dashuri. Kjo nuk do të thotë se nuk ka mundësi për të jetuar emocione të bukura nëse dëshironi. Gjatë kësaj të premteje, puna do të ecë më mirë, por duhet të bëni kujdes me shpenzimet.

Binjakët

Dita do të jetë mjaft e favorshme për dashurinë. Venusi do të favorizojë takimet e reja dhe nëse jeni në çift, ato me partnerin. Do të keni mundësi që të mendoni për të ardhmen në çift. Në punë, mundohuni që të shmangni polemikat e kota.

Gaforrja

E premtja do të sjellë përmirësim. Në dashuri mund të keni dëshirë për të mbyllur një histori në këtë periudhë. Në punë, jo çdo gjë do të ecë siç dëshironi, por nuk duhet të lejoni që të mposhteni. Mundohuni që të jeni pozitiv.

Luani

Kjo ditë do të jetë nën ritmin e duhur, pasi ka diçka që nuk shkon. Në familje gjërat mund të komplikohen dhe mund të përballeni me ndonjë debat. Mundohuni që të mos stresoheni shumë dhe të mos mendoni negativisht për të kaluarën. Dielli dhe Mërkuri do të kenë ndikim të kundërt.

Virgjëresha

Dashuria do të jetë e komplikuar. Pavarësisht energjisë dhe dëshirës, gjërat nuk po ecin siç dëshironi dhe dikush nuk do arrijë që t’iu kuptojë. Puna do të ecë më mirë, pasi do të ketë përmirësime të rëndësishme.

Peshorja

Kjo periudhë është mjaft pozitive në çdo drejtim. Venusi do të ketë ndikim pozitiv dhe do e bëj më të favorshme situatën sentimentale. Në sferën profesionale, do keni mundësi që të përqendroheni në të ardhme.

Akrepi

Do të ndiheni të lodhur dhe nervoz, ndaj do të bënit mirë që të reduktoni kontaktet me të tjerët. Hëna do ju krijojë shqetësime, duke ju mërzitur më tepër. Në punë mund të ketë probleme, por jeni të vendosur që ti zgjidhni.

Shigjetari

Mund të përballeni me dyshime dhe pasiguri. Pasiguritë do të dominojnë në sferën sentimentale lidhur me probleme të nisura muajin e kaluar. Në punë, duhet të qartësoni idetë dhe të kuptoni se çfarë doni realisht.

Bricjapi

Pavarësisht se mund të ketë dyshime, gjatë kësaj dite do keni mundësi që të bëni projekte me rëndësi lidhur me raportin në çift, shkruan noa.al. Në punë diçka mund të ndryshojë.

Ujori

Me ndikimin e kundërt të Hënës, dashuria mund të jetë më e komplikuar se zakonisht. Vështirësi do të keni në raport me të tjerët. Në punë, gjërat do të përmirësohen dhe do të keni mundësi që të rinisni.

Peshqit

Gjatë kësaj periudhe do të ndiheni shumë të lodhur. Në punë do të sforcoheni, por nuk do e ndjeni se po shpërbleheni për çfarë po bëni. Në dashuri gjërat do të komplikohen dhe ju do të jeni të mbushur plotë pasiguri. Nëse duhet të thoni diçka, bëni kujdes me fjalët.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS