Greqia i ‘mbylli dyert’ imigrantëve: Të mirëseardhur në Greqi janë vetëm ata që ne i zgjedhim

Greqia tha të premten se është duke vendosur më shumë roje kufitare për të “mbyllur dyert” për imigrantët që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë vend. Kryeministri i Qeverisë së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, është shumë më i ashpër se paraardhësi i tij i krahut të majtë, Tsipras. Ai i doli në mbështetje edhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një takim muajin e kaluar kur deklaroi se BE’ja duhet t’i ndihmojë Turqisë për të i ndaluar imigrantët.


Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se ka miratuar punësimin e 400 rojeve në kufirin tokësor të Greqisë me Turqinë dhe të 800 rojeve të tjera në ishuj. Greqia do të rrisë edhe operacionet e patrullimit në det, tha ai.

Të mërkurën, Qeveria konservatore greke i bëri publike planet për mbylljen e kampeve të mbipopulluara të refugjatëve në ishuj dhe për zëvendësimin e tyre me qendra më të kufizuara të strehimit.

“Të mirëseardhur në Greqi janë vetëm ata që ne i zgjedhim. Ata që nuk janë të mirëseardhur do të kthehen”, tha Mitsotakis.”Do t’ua mbyllim përgjithmonë derën trafikantëve të paligjshëm të njerëzve dhe atyre që duan të hynë, edhe pse nuk kanë të drejtë azili”, shtoi ai.

Greqia ka qenë porta kryesore për në Bashkimin Europian për më shumë se dy milionë njerëz që kanë ikur nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme, qysh në vitin 2015.

Mitsotakis, i cili e mori detyrën në korrik, ka një qëndrim më të ashpër ndaj imigrantëve dhe azilkërkuesve, sesa paraardhësi i tij i krahut të majtë, Alexis Tsipras.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS