Gjykata britanike refuzon kërkesën e Assange-it për shtyrje të seancës për ekstradim

Seanca dëgjimore për ekstradimin e themeluesit të Wikileaks-it, Julian Assange do të zhvillohet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, pasi një gjyqtare në Londër ka refuzuar kërkesën për shtyrje të këtij procesi për tre muaj.


Assange është paraqitur para Gjykatës në Uestminster më 21 tetor, duke thënë se i duhet më shumë kohë për ta përgatitur rastin e tij kundër kërkesës për ekstradim në Shtetet e Bashkuara, ku është i akuzuar për konspiracion, përkatësisht hakim të kompjuterëve të qeverisë amerikane dhe shkelje të ligjit për spiunim.

Pasi australiani 48-vjeçar dhe ekipi i tij ligjor kanë dështuar të bindin gjyqtaren, Vanessa Baraitser se shtyrja është e nevojshme, Assange ka thënë se ky rast nuk është “i drejtë”.

Assange ka thënë se qeveria amerikane ka “burime të pakufizuara” derisa ai nuk ka qasje të lehtë te avokatët e tij apo dokumentet që duhet t’i përgatisë për betejën e tij ligjore kundër ekstradimit.

Ish-Sekretari britanik për Punë të Brendshme, Sajid Javid ka nënshkruar një urdhër në qershor të këtij viti, duke lejuar ekstradimin e tij.

Autoritetet amerikane akuzojnë Assange-in për bashkëpunimin me analisten për inteligjencë ushtarake, Chelsea Manning për thyerje të fjalëkalimeve në mënyrë që të ketë qasje në kompjuterët qeveritarë me informacione të klasifikuara.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS