Gjendet një trup i pajetë në afërsi të lumit Llapushnicë në Gjilan

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmë në rajonin e Gjilanit, saktësisht në afërsi të fshatrave Llovcë dhe Burincë.


Rasti në fjalë është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se policia është informuar lidhur me rastin dhe se janë duke vazhduar punën, pasi trupi është ende i paidentifikuar.

“Policia është informuar se në një pyll, teren i papërshtatshëm në mes fshatrave Llovcë dhe Burincë, afër lumit Llapushnicë është gjetur një trup i pajetë. Trupi i pajetë është mashkull i paidentifikuar për momentin”, tha Hashani.

Ai theksoi se policia janë ende në vendin e ngjarjes dhe se nuk dihen saktësisht rrethanat dhe kush është personi në fjalë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS