Futbollisti nga Bujanoci, Albi Qazimi, i cili deri tani ka mbrojtur ngjyrat e KF “Ternoci”, ka nënshkruar një kontratë profesionale me KF “Apoloninë” e Fierit. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të KF “Tërnoci”.
Marrëveshja mes klubeve është arritur këto ditë, pasi klubi që garon në Kategorinë e Parë të Shqipërisë, ka shprehur interesim të madh për mbrojtësin e talentuar.
Në njoftimin e klubit të Tërnocit thuhet:
“Albi Qazimi nga KF Tërnoci transferohet në Apoloninë e Fierit”
Mbrojtësi i talentuar, Albi Qazimi, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke kaluar në Apoloninë e Fierit. Ky transferim është një dëshmi e punës së palodhur të trajnerëve dhe përkushtimit të stafit të KF Tërnoci për zhvillimin e talenteve të rinj.
KF Tërnoci i uron suksese Albit në këtë kapitull të ri dhe inkurajon futbollistët e rinj të ndjekin shembujt e tij, duke mbajtur gjithmonë me krenari rrënjët e tyre dhe ngjyrat e klubeve të tyre