Publikohet episodi i i radhës në kuadër të serialit të quajtur “Kartolinë nga jugu”, përmes së cilit organizata “Iniviativat Qytetare” nga Beogradi, dhe organizata “Aktiv” nga Mitrovica, synon të prezantojë jetën e komuniteteve në Kosovë dhe Serbi.
Në këtë episod të setit fotografik “Kartolina nga Jugu!”, foto-reportazh që realizohet përmes konceptit të Ilir Gashit dhe fotografive të realizuara nga Marko Risovic, e që publikohet në faqet e organizatës joqeveritare “Iniciativat Qytetare” nga Beogradi, për temë ka jetën e të rinjëve të fshatit Sllavujevc, i cili gjindet në kufi me Maqedoninë e Veriut.
“Në një natë të errët e me shi, shtatë serbë e tre shqiptarë, po rrinin bashkë në një kafanë, diku në skaj të botës.” është përshkrimi i episodit të ri nga autori i konceptit të setit fotografik, Ilir Gashi.
Sllavujevci është një fshat i Preshevës i cili banohet nga komuniteti serb, por i lënë pas dore dhe i harruar si nga politika, poashtu edhe nga vetë banorët e dikurshëm të fshatit, shumica e të cilëve kanë migruar.
Kjo seri e fotografive financohet nga UKAID e Qeverisë së Britanisë së Madhe.
Në një natë të errët e me shi, shtatë serbë e tre shqiptarë, po rrinin bashkë në një kafanë, diku në skaj të botës. Ja…
Posted by Gradjanske Inicijative on Saturday, 26 December 2020