Formula 1: Gara për çmimin e madh të Azerbajxhanit, prezentohet formati i ri “sprint race”

Formula 1 këtë fundjavë gjatë kualifikimeve për garën për çmimin e madh të Azerbajxhanit, ka prezantuar formatin e ri të garave të shpejta (sprint races).


‘Sprint’ – garë e shkurtër dhe e shpejt, u mbajt të shtunën e kaluar, dhe tashmë ajo është e ndarë nga çmimi i madh, ku do të ketë seancën e vet kualifikuese, i njohur si ‘sprint shootout’. Kualifikimet për të vendosur rreshtimin në garën për çmimin e madh të Azerbejxhanit ka përfunduar sot, bashkë me të edhe sprint race.

Kualifikimet e ‘sprintit’ kanë tri seanca, me pesë makinat më të ngadalta të eliminuara në fund të dy të seancave të para, por seancat do të shkurtohen në vetëm 12, 10 dhe tetë minuta. Të tre seancat në një kualifikim standard zgjasin përkatësisht 18, 15 dhe 12 minuta.

Përdorimi i gomave në një seancë standarde kualifikuese është falas, ai do të jetë i detyrueshëm nga rregullat për kualifikimin e garës së sprintit – ekipet do të duhet të përdorin goma të reja në çdo seancë: përbërjen ‘medium’ në dy të parat dhe ‘të buta’ në garën e top-10.

Formati i ri është miratuar unanimisht të martën në një takim të Komisionit F1 – një organ rregullues që përbëhet nga organi qeverisës FIA, mbajtësi i të drejtave komerciale F1 dhe ekipet – përpara se të vuloset nga organi legjislativ, këshilli botëror i FIA-s.

Piloti monogask i Ferrari, Charles Leclerc, siguroi sot paradite “pole position” në pistën e Baku, rradhitje për ditën e diel të garës që do të zhvillohet gara e Azerbajxhanit në Formula 1. Ai ndali kronometrin në kohën 1’40”203, duke lënë pas dy makinat Red Bull të Max Verstappen dhe Sergio Perez.

Një Ferrari i ringjallur pas paraqitjes së dobët në tri garat e para, një makinë e shpejtë gjatë gjithë provave zyrtare, duke qenë më superiore se rivalët. Kjo konfirmohet edhe nga vendi i katërt i spanjollit Carlos Sainz me makinën tjetër “kokëkuqe”.

Në vendin e pestë u klasifikua Lewis Hamilton me Mercedes, që la pas një tjetër veteran, Fernando Alonso me Aston Martin. Në “top-10” edhe Norris, Tsunoda, Stroll e Piastri. Gjatë provave zyrtare pati dy ndalesa, dy flamuj të kuq, për shkak të disa aksidenteve në pistë.

Këto rezultate sot do të jenë të vlefshme vetëm për garën e së dielës në Baku, ndërkohë që sot është zhvilluar gara sprint, e para e këtij sezoni. Për këtë garë të shkurtër (100km) tani më janë zhvilluar provat zyrtare, të quajtura “shoot-out” (nga ora 10:30), ndërsa gara sprint do të nisë në orën 15:30.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Përfundojnë ndeshjet e ditës së II-të të turnet tradicional “Musa Musahu 2024”

PreshevaPRESS

Përfundojnë ndeshjet e ditës së parë të turnet tradicional “Musa Musahu 2024” në Preshevë

PreshevaPRESS

Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij

PreshevaPRESS