Figura të njohura të artit do të qëndrojnë në Preshevë gjatë festivalit “Xhadefest”

Organizata e të rinjve Livrit Creative Center në Preshevë sjell edicionin e parë të festivalit “Xhadefest” nga data 28 deri më 30 korrik.


Festivali “Xhadefest” në Preshevë do të fillojë ditën e pemte, më 28.07.2023, me hapjen e ekspozitave të Laureta Hajrullahut nga Presheva, Lluka Knezheviq nga Beogradi dhe Luiza Thaqi nga Prishtina.

Per diten e dytë janë paraparë tri panel diskutime mbi artin alternativ të rrugëve dhe shfrytëzimin e hapësirave publike për të kirën e publikut.

Dita përmbyllëse e Xhadefest është rezervuar për muzikë të llojllojshme nga artistët që vijnë nga Tirana, Beogradi, Shkupi dhe Prishtina.

Para publikut do të performojnë dj të ndryshëm, derisa për mbylljen dhe pèrfundimin e festivalit janë rezervuar bendi i njohur Asgjë sikur dielli.

Festivali “Xhadefest” organizohet për herë të parë në Preshevë nën përkrahjen financiare të Qeverisë zë Republikës së Kosovës përmes Fondit për Luginën e Preshevës të shpërndarë nga Këshillit Kombëtar Shqiptar.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Cillian Murphy fiton çmimin aktori më i mirë në Oscars 2024

PreshevaPRESS

“Vdekja e Hijshme” e Teatrit të Preshevës është shfaqur në Uster të Zvicrës

PreshevaPRESS

Në Preshevë promovohet libri “Zëri i heshtjes sime” nga autori Skënder Halimi

PreshevaPRESS