Festivali i Stand Up Comedy “Lugina Fest” në Preshevë dhe Bujanoc

Sonte, me fillim nga ora 19:30, në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe në Teatrin e Qytetit në Preshevë, nis festivali i Stand Up Comedy “Lugina Fest”.


Festivali do të zhvillohet për dy netë me radhë, më 9 dhe 10 maj, në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë dhe në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc. Në këtë festival do të interpretojnë aktorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Lugina e Preshevës.

Ky aktivitet organizohet nën patronatin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Serbi.

Aktorët pjesëmarrës janë: Valina Muçolli, Gent Hazizi, Muzafer Etemi, Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Hasim Memishi – Sopi, Lulzim Bucolli dhe Artan Ibishi, derisa moderator i festivalit do të jetë Fehmi Ferati nga Mitrovica.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Zëri që ka shoqëruar me dekada çdo aktivitet në Preshevë

PreshevaPRESS

Pas Ulqinit, Shkupit dhe Korçës, ekspozita “Arti pranë qytetarëve” në Preshevë

PreshevaPRESS

Biblioteka në Prizren dhe në Elbasan dhurojnë libra për fëmijët e Preshevës

PreshevaPRESS