Escobar: SHBA-ja do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në Veri të Kosovës

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë sot se SHBA-ja do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në veri të Kosovës, pavarësisht bojkotimit të tyre nga Lista Srpska.


Escobari në një deklarim për agjencine e lajmeve Tanjug ka thënë se fakti që disa parti politike bojkotojnë zgjedhjet nuk përcakton rezultatet e zgjedhjeve dhe tha se SHBA do të njohë rezultatet e zgjedhjeve në çdo rast, pas pyetjes së këtij mediumi se “a do të jenë legjitime nëse serbët i bojkotojnë zgjedhjet”.

Gjithashtu, Escobari u bëri thirrje serbëve që të kthehen në institucionet e Kosovës.

Institucionet e Kosovës kanë thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit do të mbahen në përputhje me ligjin, derisa KQZ-ja është duke i bërë përgatitjet.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS