Drejtori i entit parashkollor në Preshevë ndanë mirënjohje bashkëvendasve nga fshati Zhunicë

Drejtori i Entit parashkollor “8 Marsi” në Preshevë, Bejzad Asllani, në shenjë rrespekti e falënderimi u ndanë mirënjohje bashkëvendasve nga fshati Zhunicë për kontributin e tyre.


Në postimin e Asllanit thuhet se nëpërmjet mirënjohjeve janë falënderuar donatorët të cilët kontribuan për hapjen e çerdhes në fshatin Zhunicë.

“Jemi mirënjohës dhe falenderues pafundësisht për kontributin e vazhdueshëm që bashkvendasit e mi nga Zhunica shprehën gatishmërin për hapjen e çerdhes në Zhunicë. Ndonëse e kemi të pamundur ta shlyejmë borxhin e tyre që kontribuan, por besoj se kthimi i këti borxhi do të jetë vetëm duke i rritur dhe edukuar fëmijët e tyre në atë fole që e ndërtuam së bashku” – ka shkruar Asllani.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

PreshevaPRESS

Shpërthen zjarri mbi malin e fshatit Corroticë

PreshevaPRESS

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

PreshevaPRESS