Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, në Komunën e Bujanocit, zyrtarisht janë regjistruar 632 persona të infektuar me koronavirus.
Vetëm gjatë muajit dhjetor, në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, 194 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, derisa janë zhvilluar 2115 kontrolle mjekësore, ku 2003 prej tyre janë kontrolle të moshës madhore, ndërsa 112 kontrolle tek fëmijët.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Bujanoc, edhe shtatë persona kanë rezultuar pozitiv me test antigjent, derisa janë zhvilluar edhe 114 kontrolle; 110 tek të rritur dhe 4 kontrolle tek fëmijet.
Sipas disa të dhënave jozyrtare, vetëm gjatë muajit dhjetor, në Bujanoc, janë identifikuar 9 fëmijë të infektuar me COVID-19.
Bujanoci,edhe më tej vazhdon të ballafaqohet me koronavirusin, ku tashmë ky virus, ka marrë jetën dhjetra qytetarëve të kësaj komune./LuginaLajm