Përveç mundësive për karrierë dhe rritjes profesionale që është padyshim shumë e rëndësishme për punëtorët që punëdhënësit të ofrojnë paga të larta, në mënyrë që të tërheqin profesionistët.
Duke përdorur të dhënat nga platforma e saj, Glassdoor ka përpiluar një listë me 25 kompanitë që ofrojnë pagën më të lartë në vitin 2019. Duke parë vlerësimet e pagave të raportuara nga punonjësit në periudhën mes 1 korrikut 2018 deri në 30 qershor 2019, Glassdoor zbuloi se kompanitë e teknologjisë, konsulencës dhe financave ofrojnë pagat më të mira për personelin e tyre.
Secila prej firmave në renditjen e dhjetë kompanive me pagën më të lartë ka një rrogë mesatare që fillon prej 148 mijë dollarëve ose më lart.
Kompania e shërbimeve për siguri kibernetike Palo Alto Networks, e cila renditet në vendin e parë, ka një pagë mesatare prej 170,929 dollarë, e para në botë me këtë nivel. Këto shifra, sipas Glassdoor, janë edhe më të larta se pagesa mesatare prej 73,128 dollarë që marrin shumica e punëtorëve në zonën e Gjirit të San Franciskos, vendi ku shumica e kompanive të njohura botërisht kanë selitë e tyre.
Telegrafi iu sjell listën e dhjetë kompanive me pagat më të larta dhe vlerat përkatëse të tyre.