Foto ilustrim / Foto: facebook/Shqiprim Arifi

Detaje të reja rreth aktakuzës së ngritur kundër Shqiprim Arifit

PreshevaPRESS gjatë ditës së djeshme ka raportuar rreth konfirmimit të një aktakuze nga Gjykata Themelore në Bujanoc, kundër ish kryetarit të Komunës së Preshevës, njëherit kryetarit aktual të Alternativës për Nfryshim, Shqiprim Arifi.


Aktakuza e ngritur nga Gjykata Themelore e Vrajës është pranuar nga Gjykata Themelore në Bujanoc më 28.01.2022, dhe ka të bëjë me shkeljet ligjore që Arifi kishte kryer gjatë kohës sa ishte kryetar i Komunës së Preshevës.

Sipas informacioneve të siguruara nga PreshevaPRESS, Prokuroria Themelore e Vrajës ka konstatuar se Arifi ka vepruar në kundërshtim me Kodin Penal të Republikës së Serbisë, nga muaji dhjetor i vitit 2020.

Ish kryetari i Komunës së Preshevës akuzohet për ndërtim pa leje dhe në kundërshtim me ligjin gjatë kohës dhjetor 2020 – mars 2021, dhe për këtë arsye ka paraqitur kallëzim penal ndah Arifit më 28.01.2022 pran Gjykatës Themelore në Bujanoc.

PreshevaPRESS ka kërkuar shpjegime nga Gjykata Themelore në Bujanoc, Prokuroria Themelore në Vrajë dhe Komuna e Preshevës në lidgje me këto proçedura, por edhe më tutje ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga këto institucione.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS