DËSHTON SEANCA KONSTITUIVE E KUVENDIT KOMUNAL NË BUJANOC

Sot ishte caktuar për orën 10 mbajtja e seancës konstituive e kuvendit komunal të komunës së Bujanocit por ka munguar  kuorumi dhe ka dështuar certifikimi i mandateve dhe formimi I shumicës parlamentare komunale.


Seance u udhëheq nga këshilltari më i vjetër Stojança Arsiq i cili tha se për mbajtjen e seancës konstituive do të njoftoheni me kohë dhe në bazë të afateve ligjore.

 Në sallë të pranish ishin vetëm 10 këshilltarët e partisë së Aleksandër Vuçiq.

Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit fitues në taborin shqiptarë ka dalë “Partia Demokratike” me 10 këshilltarë ndërsa në atë serb “Partia Përparimtare Serbe” me 10 këshilltarë ndërsa partitë tjera përbëjnë shumicën prej 21 këshilltarëve komunale.

Për kundër përpjekjeve të fundit edhe nga Tirana zyrtare për formimin e shumicës shqiptare deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje për koalicionin qeverisës të komunës së Bujanocit.

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 21 qershor 41 ulëset në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit do të duken sipas renditjes PD- 10 këshilltarë,  PPS- 10këshilltarë, PVD- 8 këshilltarë, LPD- 4 këshilltarë, APN- 3 këshilltarë, PS- 3 këshilltarë, UDSH- 1 këshilltarë dhe dy listat rome me nga 1 këshilltarë. /Titulli.com

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mustafi – Pajazitit: Do të përfundosh si patroni yt në Preshevë

PreshevaPRESS

Arbër Pajaziti i quan “profiter politik” nënshkruesit e marrëveshjes së KKSH-së

PreshevaPRESS

Akuza dhe kundërakuza mes Mustafës dhe Arifit për raportet me Beogradin

PreshevaPRESS