DËSHTON PËR HERËN E TRETË TENTATIVA PËR MBAJTJEN E SEANCËS SË KUVENDIT NË PRESHEVË

Viti 2020 për qeverisjen lokale të Preshevës po del të jetë një fillim i fundit për rahatine e koalicionit qeverisës në Preshevë mes Alternativës për Ndryshim, Lëvizjes për Reforma të Partisë Demokratike Shqiptare dhe partisë së Vuçiqit.


Sot përsëri ka dështuar mbajtja e seancës së parë të Kuvendit Komunal, situatë e cila është krijuar nga data 01.03.2020, e po vazhdon edhe më tutje.

Kjo është tentativa e tretë e dështuar për të mbajtur  seancën e parë të  Kuvendit Komunal, e thirrur për datën 02.03.2020, e cila fillimisht u shty për 09.03.2020, e një dit para afatit të mbajtjes u shty edhe një herë.

Seanca është dashur të fillojë sot në orën 10:00, derisa po i afrohemi orës 12:00 dhe seanca nuk ka filluar për shkak të mosprezencës të të gjithë këshilltarëve të qeverisjes lokale, mundemi të themi se ka dështuar të mbahet për të tretën herë.

PreshevaPRESS ka raportuar gjatë javës së kaluar se gara dhe mospajtimet brenda APN-së për emrin e kandidatit për deputet nga radhët e kësaj partie në listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare, ka krijuar përçarje edhe në qeverisjen lokale në Preshevë, gjë që ka shkaktuar edhe shtyerjen e seancës së parë të Kuvendit Komunal të Preshevës për dy her radhazi si pasojë e mungesës së numrave të nevojshëm për të kaluar vendimet e parapara për këtë seancë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS