Dasmorët bien në lumë, së paku 24 të vdekur

Së paku 24 persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar pasi një autobus doli nga rruga dhe ra në lumë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.


Policia njoftoi se aksidenti ndodhi në orët e vona të së premtes në rajonin e Kohistanit.

Autoritetet thanë se të gjithë udhëtarët në autobus ishin pjesë e një familjeje të gjerë, të cilët ishin duke u kthyer nga një dasmë.

Policia tha se lidhur me këtë rast është hapur një hetim.

Ekipet e shpëtimit dhe policia e patën të vështirë të shkojnë në vendin e aksidentit për shkak të terrenit të vështirë malor. Situata është rënduar edhe më shumë për shkak të vërshimeve.

Aksidentet e rënda në trafik janë të shpeshta në Pakistan, kryesisht për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe standardeve të sigurisë në rrugët e rrezikshme të rajoneve malore në pjesën veriore të shtetit, shkruan “Free Europe”.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

PreshevaPRESS

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

PreshevaPRESS

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

PreshevaPRESS