Cristiano Ronaldo nuk është më lojtar i Manchester United

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, do të largohet nga Manchester United pasi kontrata do të ndërpritet reciprokisht, konfirmoi Premier League.


Prej disa kohësh portugezi ishte i pakënaqur si me statusin, ashtu edhe me lojërat e klubit ndërsa pak ditë më parë dha një intervistë për Piers Morgan, ku shpalli hapur pakënaqësitë.

Ai theksoi se nuk ka marrëdhënie të mira me Erik Ten Haag, se ardhja e Ralf Rangik është një gabim i madh, se qendra stërvitore është e vjetruar… United heshti për një kohë të gjatë, por tani ata njoftuan se bashkëpunimi patjetër do të ndërpritet.

“Cristiano Ronaldo po largohet nga Manchester United pas ndërprerjes së ndërsjellë të bashkëpunimit. Klubi e falënderon për kontributin e tij të madh në dy sezone në Old Trafford, ai shënoi 145 gola në 346 paraqitje. I urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen. Të gjithë në Manchester United mbeten të fokusuar në përparimin e klubit dhe ekipit nën drejtimin e Eric Ten Haag duke punuar së bashku në fushë”, thuhet në njoftimin e klubit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS