Bebe Rexha përsëri në “Top 10”, Rihanna renditet pas saj

Dikur shkruante këngë për Rihanna-n, ndërsa sot Bebe Rexha ka arritur që jo vetëm t’i bëjë konkurrencë këngëtares nga Barbadosi, por edhe ta lë atë prapa kur fjalë bëhet për sukses.


Kësisoj, bashkëpunimi i fundit i Rexhës me David Guettan në këngën “I’m Good (Blue)” është renditur në pozitën numër shtatë në listën prestigjioze Billboard Hot 100, njofton Klankosova.tv.

Kënga rikthyese e Rihannas, “Lift me up” ka zënë vendin e tetë, ani pse është e para këngë nga ylli i hitit “Ombrella” që prej publikimit të albumit “Anti”.

Pozita e parë edhe kësaj radhe i ka takuar “Anti-Hero” nga Taylor Swift, duke shënuar kështu javën e katërt që renditet e para në këtë platformë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

PreshevaPRESS

E martë e vranët, priten reshje shiu

PreshevaPRESS

Agjërimi gjatë Ramazanit, udhëzime nga ekspertët shëndetësor për iftarin, syfyrin dhe personat me sëmundje kronike

PreshevaPRESS