Bashkimi Evropian ka ndarë miliona euro për shtetet e Ballkanit Perëndimor për të luftuar situatën që ka shkaktuar virusi Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhely, i cili ka konfirmuar se BE ndanë rreth 400 milionë euro për sektorë të ndryshëm.
Përmes një postimi në Twitter, Varhely ka treguar se sot u ka shkruar kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, lidhur me mbështetjen që ka dhënë BE në luftën kundër koronavirusit.
Ai ka treguar se kanë ndarë menjëherë 38 milionë euro për sekotrët e shëndetësisë, ndërkohë ka paralajmëruar rialokim të 373 milionë euro të tjera për rimëkembjen sociale e ekonomike të rajonit.
“I shkruajta Kryeministrave të partnerëve tanë në Ballkanin Pernëdimor për të konfirmuar se qëndrojmë pranë rajonit në luftën kundër koronavirusit. Ne po ndajmë 38 milion euro për ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë dhe parashikimin e rialokimit mbi 373 milion euro për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike”, ka shkruar Varhely.