BAJRAMI: VUÇIQ SHFAQI INTERESIM PËR T`NA PËRFSHIRË NË STRUKTURAT SHTETËRORE

Deputetët shqiptar të koalicionit “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” në Preshevë i kanë vënë kushte Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për pjesëmarrjen e tyre në qeverinë e ardhshme.


Tre deputetët shqiptarë nga Lugina e Preshevës janë ftuar nga presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, si listë e shqiptarëve për t’u konsultuar para formimit të qeverisë së re të Serbisë.

Në takim ata kanë shprehur qëndrimet e tyre dhe kushtet nëse partia fituese kërkon mbështetjen e programit të ri qeverisës.

Përveç plotësimit të kërkesave për investime, edukim dhe integrim në institucione, shqiptarët kanë kërkuar një ministri dhe disa zëvendësministra dhe institucione.

Konsultimet për qeverinë serbe bëhen në mes të të gjitha partive dhe pritet të ketë edhe takime të tjera deri në konstituimin e Kuvendit dhe në fund të muajit presidenti serb pritet ta caktojë mandatarin për kryeministër. /RTV Klan

ARTIKUJT E NGJASHËM

Dështon takimi i paraparë mes Kryetarit të Trupit Koordinues dhe atij të KKSH-së, shkak flamuri kombëtar shqiptar

PreshevaPRESS

Vizita e Martinoviq dhe Mitroviq në Preshevë

PreshevaPRESS

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

PreshevaPRESS