Arsenali arrin marrëveshje me Caicedon

Arsenali thuhet se ka arritur marrëveshje me Moises Caicedon, për sa i përket pagës së tij.


Siç raporton Tero Deportes, ekuadoriani ëndërron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe për këtë arsye e refuzoi ofertën e Chelseat, ani se ishte shumë më e lartë.

Tash Topçinjve iu ka mbetur vetëm arritja e marrëveshjes me klubin e Brightonit, e që nuk duket se do të lëshojnë pe edhe lehtë. Gjatë afatit të janarit refuzuan dy oferta pikërisht nga Arsenali, njëra ishte afër 70 milionë eurove.

Veç dy skuadrave londineze, pas Caicedos ishte dhe Liverpooli, por që nuk u fut fare në ankand, pasi nuk ishte transferimi top prioritet.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Emra surprizë dhe rikthime të mëdha, kush janë 26 ekipet e para që janë kualfikuar në Botërorin 2026

PreshevaPRESS

Vajzat e “Naim Frashërit” nga Bujanoci fitojnë turneun e volejbollit në Preshevë

PreshevaPRESS

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

PreshevaPRESS