Arrestohet 39-vjeçari nga Bujanoci, dyshohet për kontrabandë të duhanit

Policia e Nishit, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Nish, ka arrestuar 39-vjeçarin A.R, nga rrethina e Bujanocit, në veturën në të cilit kanë gjetur dhe konfiskuar 5.480 pako cigare dhe 75 kilogramë duhan të prerë, pa dokumentacion përcjellës.


Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të tregtisë së paligjshme të mallrave të akcizës, ndalimi i dhjetë të dyshuarve për prodhim dhe rishitje.

Në Nish, policia e ka ndaluar veturën “Skoda” e drejtuar nga i dyshuari dhe ka gjetur e konfiskuar cigare dhe duhan.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe së bashku me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorin themelor publik në Nish, njoftoi Policia e Nishit, transmeton Tanjug.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

PreshevaPRESS

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh

PreshevaPRESS