​Arkeologët zbulojnë kishën bizantine 1500-vjeçare

Arkeologët zbuluan një kishë 1500-vjeçare në një lagje në perëndim të Jeruzalemit, deklaroi sot Autoriteti i Antikiteteve në Izrael (IAA).


Sipas IAA-së dhe Muzeut të Tokave Biblike në Jeruzalem, kisha e zbukuruar me mozaikë dhe mbishkrime greke, u zbulua në lagjen Ramat Beit Shemesh.

Mozaikët përfaqësojnë elementë të gjetheve, frutave, zogjve dhe figurave gjeometrike.

Sipas drejtorit të gërmimeve, Benjamin Storchan, kisha shtrihet në një sipërfaqe rreth 1500 metra katrorë dhe përfshin elementë të arkitekturës bizantine.

Ministria e Ndërtimit dhe Strehimit ka investuar afërsisht 7 milionë shekel izraelitë (2 milionë dollarë) në këtë projekt, si pjesë të gërmimeve, ruajtjes dhe zhvillimit të parqeve arkeologjike, në kuadër të ndërtimit të një lagjeje të re./ATSH

ARTIKUJT E NGJASHËM

Formula e Schumacherit e vitit 2001 shitet për një çmim të çmendur

PreshevaPRESS

Moti për pesë ditët e ardhshme – diell, vranësira dhe shi

PreshevaPRESS

Mot me diell, shi dhe shkarkime rrufesh gjatë kësaj jave

PreshevaPRESS