Foto: preshevajone.com

ARIFI PARALAJMËRON PADI PËR SHPIFJE KUNDËR KRYETARIT TË PDSH-së

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, përmes një reagimi në faqen e tij në facebook, ku ka akuzuar Ragmi Mustafën, kryetarin e PDSH-së, se ka shpifur në lidhje me denoncimin kinse Arifi ka përdorur veturën zyrtare në shërbim të njërit prej prindërve të tij. 


Arifi përmes këtij reagimi të tij në facebook përveç ka paralajmëruar se këtë çështje do të e adresojë në institucionet e drejtësisë, ai ka publikuar dokumente të harxhimeve të udhtimit të paguara nga buxheti i Komunës së Preshevës gjatë kohës kur ësht% udhëhequr nga Ragmi Mustafa. 

Në vazhdim po ju sjellim reagimin e plotë të Shqiprim Arifit në facebook:

Ragmiun e shqetëson vetëm e vërteta, prandaj kamuflon, shpifë e konstrukton pandërprerë konspiracione për të mbuluar përvojet e tij korruptive gjatë mbi një dekade në kurriz të shqiptarëve të Komunës së Preshevës.

Ky fatëkeq i vendit me sistemin e tij të kapur e uzurpuar ka ndarë disa foto duke shkelur e nëpërkëmbur qytetarë të moshuar, kinse për të denoncuar “aferën” se prindërit e mi, janë sjellur nga aeroporti për në vendlindje. Shpifje e kulluar ashtu siç di më së miri prodhuesi i zhgënjimit historik dhe përfituesi dekadent në rrugët e pandershme të parasë. Prindërit e mi, gjatë gjithë pandemisë globale kanë qenë të izoluar në Mannheim të Gjermanisë dhe marrë parasysh situatën e rëndë të krijuar nuk kanë lëvizur asnjëherë gjatë gjithë këtyre muajve nga Gjermania, dhe janë kthyer për në vendlindje më datë 10 qershor 2020 me autobus.

Për hirë të transparencës së plotë, bashkëpunëtori komunal i cili ka qenë në udhëtim zyrtar dhe ka rastisur po në atë ditë në afërsi të qytetit të Nishit ka shfrytëzuar rastit ti mirëpres prindërit e tij të moshuar dhe së bashku të udhëtojnë për në Preshevë. Për këtë kompromis të tillë, ai këtë ditë të punës dhe udhëtim zyrtar nuk ka pranuar mëditje adekuate.

Duhet të theksohet se shpërdorimi dhe abuzimi i mjeteve publike ishte kulturë i kësaj organizate feudale ekonomike në kryje me Ragmi Mustafën, i cili i paetur e pangopur rrëmbeu buxhetin e Komunës për të paguar doktoraturën e tij në Ukrainë (e cila thuhet se është evidentuar si plagjiatur në sistemet univerzitare) duke abuzuar pamëshirshëm me mjetet e qyetetarëve. Më posht ju bashkangjesim dokumentacionin ku shihet se Ragmiu së bashku me shoferin e tij (kusheririn) ka qëndruar katër ditë në Ukrainë duke manipuluar si pjesëmarrje në “konferencë ndër-regjionale, integrimet evropiane, roli i Komunave” (shiko dokumentin 1). Ndërsa kjo konferenc në biografinë e tij zyrtare figuron se ka vizituar këtë vend për të paraqitur një punim “shkencor” për t`i plotësuar kushtet për doktoraturë. Mbi të gjitha shpenzimet nuk i mjaftuan me kaq ai së bashku me “shoferin” e tij kanë kapur edhe “mëditje” nga 60 dollarë në ditë.

Jo vetëm se Komuna i mbuloi shpenzimet e “doktorrit ukrainas” ai përfitoi edhe mëditje. Kjo është vetëm një nga njëmijë abuzime që po paraqesim si shembull i kamuflimit të përvojave korruptive të tij duke akuzuar të tjerët.

P.s. Për këtë shpifje do të jap llogari tek instancat gjyqësore së shpejti.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS