SINANI DHE SALIHU DALIN TË NJIHEN ME SITUATËN NË TERREN GJATË VËRSHIMEVE

Mbrëmjen e sontshme, si pasojë e reshejeve të shumta shiu janë vërshuar fshati Rahovicë dhe Raincë në Preshevë.


Sipas bisedimeve që ka realizuar PreshevaPRESS me banorët e fshatit Rahovicë, dyshohet se vërshimet janë shkaktuar si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, reshje që kanë nxjerrë lumin nga shtrati. Edhe pse në momentet e para të vërshimeve u mendua se ka shpërthyer penda artificiale e Rahovicës, fshatarët e Rahovicës mendojnë se kjo nuk do të mund të ndodhte. Një gjë e tillë besohet edhe pas daljes së lumit nga shtrati në fshatin Raincë, e që ngjason me vërshimet në fshatin Rahovicë.

PreshevaPRESS ka qenë mediumi i vetëm në gjuhën shqipe që ka sjellur informacionet e fundit në kohë reale të pë përcjellura me video dhe fotografi nga terreni. Si pasojë e vërshimeve në fshatin Rahovicë, komunikacioni nga shkolla e Rahovicës e më tutje është pamundësuar.

Pas paraqitjes së lajmit për vërshimet në fshatin Rahovicë dhe në Raincë, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka dalë menjëherë në terren, për të mësuar nga afër gjendjen në fshatrat Rahovicë dhe Raincë, ku edhe ka takuar banorët të cilët hasën në probleme nga vërshimet.

Sinani është parë e shoqëruar nga anëtari i Këshillit Komunal nga fshati Rahovicë, Latif Hafuzi dhe këshilltarin e PVD-së në Kuvendin e Preshevës, Shkumbim Veliu. Në përcjellje të kryetares Sinani ishin edhr disa aktivist të tjerë të PVD-së, punëtorë të ndërmarrjeve publike dhe provate lokale, si dhe disa punëtorë të qendrës për pranimin e refugjatëve nga Lindja e Mesme në Preshevë.

Përveç Sinanit, në fshatin Rahovicë ka dalur edhe Sami Salihu, kryear i Kuvendit të Komunës së Preshevës, i cili gjithashtu është edhe banor i fshatit Rahovicë. 

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS