APN ka kandiduar Arbër Pajazitin për kryetar komune në zgjedhjet lokale në Bujanoc

Dega e Altrenativës për Ndryshim në Bujanoc kanë kandiduar Arbër Pajazitin në garë për kryetar të komunës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 2 qershor. 


Strukturat e Altrenativës për Ndryshim, kryesisht dega në  Bujanoc, e kanë kandiduar udhëheqësin e kësaj dege, Arbër Pajazitit, për kryetar të komunës në zgjedhjet lokale.

Lajmin për kandidimin e Pajazitit e bëri publik vet ai, duke thënë se ka pranuar përgjegjësinë për të i prirë procesit të ndryshimeve me një klasë të re politike.

Pajazitit përveç tjerash në njoftim për kandidaturën e tij, ka shkruar se bashkëpunimi dhe koordinimi me partnerë duke përmendur Lëvizjen për Bujanocin dhe Unionin Demokratik Shqiptar, është garancë e suksesit në ardhje.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Pajazitit të publikuar në llogarinë e tij në facebook:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Alternativës për Ndryshim,

Të nderuar qytetarë,
Dëshiroj t’ju njoftoj se strukturat partiake më kanë dhën besimin që edhe kësaj here ti prij një procesi politik në komunën e Bujanocit i cili do të rrumbullaksohet me 2 qershor.

Me fjalë të tjera, në bazë të vendimit në shkallë të Degës, APN më ka nominuar kandidat për kryetar të komunës për zgjedhjet të cilat i kemi në prag.

Poashtu kam marrë besimin e plotë që me partnerët tanë nga Lëvizja për Bujanocin dhe Unioni Demokratik Shqiptar të ndërtojmë koalicionin dhe të harmonizojmë strategjinë që do të na sjell fitoren e pakontestueshme.

Ky besim për mua është përgjegjësi në vete ngase do të shpie në ndryshimin e shumpritur në komunën tonë.
Në të njejtën kohë do të jetë privilegj në vete sepse do ti prij një gjenerate të re politike që do ta drejtoj Bujanocin.

Kauza jonë e përbashkët me LB-në dhe UDSH-në është garancë e suksesit në ardhje.

Drejt fitores!


Të gjitha informacionet në lidhje me Zgjedhjet lokale në Luginë mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin ZGJEDHJET LOKALE 2024.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shtatë parti në garën për zgjedhjet lokale në Preshevë

PreshevaPRESS

PVD dorëzon listën zgjedhore në Bujanoc

PreshevaPRESS

Alternativa për Ndryshim në zgjedhjet lokale në Preshevë garon me numrin 5

PreshevaPRESS