Muharrem Salihu kandidon për eurodeputet në zgjedhjet evropiane

Afaristi i njohur medvegjas, Muharrem Salihu do të jetë kandidat për eurodeputet në zgjedhjet e ardhshme evropiane.


Muharrem Salihu është pjesë e shumë organizmave kombëtare shqiptare, diasporës duke qenë si pjesë e bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane të Joe DioGuardit, ndërsa është themelues i Forumit të mirënjohur AFEDS për zhvillimin ekonomik të komunave shqiptare në Serbi.

Ai është aktivist dhe zë i fuqishëm për shqiptarët në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanocit, sidomos për ngritjen e zërit për diskriminimin që po i ndodhin shqiptarëve në këto vendbanime.

Salihu  në vitin 2018 ka qenë kandidat për kryetar në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, si përfaqësues i listës së Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Salihut të publikuar në facebook: 

Te dashur miq

Jam i lumtur të ndaj me ju një lajm emocionues!
Unë kandidoj për zgjedhjet e ardhshme evropiane 🇪🇺 që do të mbahen më 8 dhe 9 qershor.

Ky është një hap i rëndësishëm për mua, pasi jam i përkushtuar të përfaqësoj ju dhe vlerat tona në këtë nismë të rëndësishme politike.

Gjatë viteve, unë i kam kushtuar angazhimin tim progresit dhe zhvillimit ekonomik, duke punuar pa u lodhur për të promovuar një Evropë të bashkuar, mbështetëse dhe gjithëpërfshirëse. Besoj fort se kjo kandidaturë është një mundësi e jashtëzakonshme për të vazhduar rrugëtimin tonë së bashku.

Unë jam këtu për t’ju kërkuar mbështetjen dhe besimin tuaj në këtë projekt të ri. Unë do t’ju mbaj të informuar për çdo zhvillim në fushatë dhe mezi pres të ndaj me ju idetë dhe propozimet tona për një Evropë më të fortë dhe më kohezive.

Faleminderit per mbeshtetjen tuaj!

Perqafime per te gjithe,

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjermania arreston një rus që dyshohet se vrau dy ushtarë ukrainas

PreshevaPRESS

Zbulohen mbi 300 bomba të Luftës II Botërore në Athinë, ishin vetëm 2 metra nën tokë

PreshevaPRESS

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

PreshevaPRESS