Është anuluar vendimi i shtabit të krizave, në bazë të cilit nga e hëna shkolla fillore kalonin në mësimin online.
Anulimi ka ardhur pas takimit të kryeministres Ana Bërnabiq me mjekët e shtabit të krizave, njoftojn mediat serbe, transmeton Spektri.
Në mbledhje janë dakorduar që ky të jetë vendim gjeneral, por me mundësinë që shtabet e krizave lokale të kenë të drejtën që ta aplikojn këtë vendimin, ose në bazë të situatës epidemiologjike lokale të marrin edhe vendim tjetër.
Vendimi për të kaluar online klasët e ulta, shihej problematik nga shumë prindër për shkak të mos rregullimit të orarit të tyre të punës, meçrast fëmijët duhej të qëndonin vetëm në shtëpi.
Ndërkohë cikli i lart do të vazhdoj mësimin online./Spektri
Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.