NISIN PUNIMET NË REKONSTRUIMIN E RRUGËS KRYESORE NË BUJANOC

Gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht kanë nisur punimet në rekonstruimin e rrugës kryesore të qytetit të Bujanocit.


Lajmin mbi fillimin e punimeve në rrugën me gjatësi prej 2 kilometrave e ka bërë të ditur, kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, nëpërmjet një postimi në facebook, ku ka shkruar:

“Ministria e transportit dhe infrastrukturës financon realizimin e projektit të Komunës së Bujanocit për rekonstruimin e rrugës kryesore nga rreth – rrotullimi deri tek Shtëpia e shëndetit në gjatësi prej 2 km.

Kërkesa e vazhdueshme e Komunës së Bujanocit për rekonstruimin e kësaj rruge ka filluar të realizohet nga sot.

Projekt dokumentacioni është financuar nga buxheti i komunës ndërsa punimet do t’i financojë Ministria e transportit dhe infrastructures” – ka shkuar Kamberi.

Kujtojmë se ky projekt i rekostruimit të rrugës kryesore , Komuna e Bujanocit, ka siguruar nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës të drejtuar nga ministrja Zorana Mihaljoviq.

Related posts

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh

Grabitet dhe rrëmbehet pronari i argjendarisë në Tërnoc të Madh

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal në Preshevë