Ata që jetojnë në vende të ftohta kanë më shumë mungesa vitamine D se të tjerët. Prania e vitaminës D varet në radhë të parë nga gjeografia, por edhe nga ushqimi.
Në vende si Britania, as ushqimi nuk mjafton për të marrë vitaminë D, ndaj shërbimi shëndetësor i këshillon ta marrin nëpërmjet pilulave. Por cilat janë ushqimet e pasura me vitaminë D?
Ushqimet që e kanë natyrshëm këtë vitaminë me sasi më të lartë janë peshku, vaji i peshkut, mëlçia, vezët, margarina, etj. Në Britani, ushqime si drithërat e mëngjesit apo qumështi pluhur janë të pajisura me më shumë vitaminë D.
Vitamina D, bashkë me kalciumin, ësht ënjë nga substancat që nevojitet më shumë për një trup të shëndetshëm. Por kohët e fundit është rritur edhe ndërgjegjësimi për mungesën e vitaminës K, të cilat gjenden në perime të gjelbra si sallata, spinaqi, lakrat, etj.
Vitamina K ndahet në dy nënkategori, K1 dhe K2. K1 përfshin bimët e gjelbra të përmedura më sipër, ndërsa K2 gjendet me sasi të lartë te ushqimet e fermentuara, si bulmeti dhe gatimet me sojë të fermentuar.
Mungesa e këtyre vitaminave çon drejt dobësimit të muskujve dhe shkakton rënie e fraktura, sidomos mes të moshuarve.