ZV.KRYETARI I APN-së: KARSHI SËRBISË DUHET TË PËRDORIM ÇDO MEKANIZËM INSTITUCIONAL

Zëvendëskryetari i Alternativës për Ndryshim, Armend Aliu, ditë më parë kishte shprehur publikisht pakënaqësitë me udhëheqjen e kësaj partie nga ana e kryetarit të saj, e sidomos në procesin e përcaktimit të kandidatëve për deputet nga ana e APN.


Përkundër pakënaqësive me udhëheqjen e partisë së tij, ai zgjodhi mu këtë zyre për dhënë nënshkrimin e tij në përkrahje të listës së përbashkët të partive shqiptare nga Lugina për zgjedhjet parlamentare.

Në vijim po ju sjellim postimin e plotë të tij në facebook:

Mendimi im ndryshe, mbi proceset e brendshme partiake, mbi mënyrën se si po udhëhiqet Alternativa, sugjerimet e mia për një pushtet lokal më të suksesshëm janë të ndara nga mendimi im për rëndësinë e unifikimit të faktorit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Pra, mendimi im ndryshe, nuk mund të reflektojë kundër një projekti i cili inicohet,facilitohet dhe mbështetet nga Republika e Shqipërisë. Për këtë sot me nënshkrimin tim mbështeta listën “Alternativa Demokratike Shiqptare – Lugina e Bashkuar”, ju ftoj ta bëni edhe ju të njejtën.

Realizimi i ëndrrës sonë dekadore mund të jetë shumë afër, por kjo nuk nënkupton që ne të heqim dorë nga lufta politike dhe të presim të dorëzuar.

Karshi Sërbisë shqiptarët duhet të përdorin çdo mekanizëm institucional për të ngrit zërin e tyre.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”