SINANI: KOMUNA PËRMES PAKOS EMERGJENTE ANASHKALOI JETIMËT, TË SËMURIT, TË IZOLUARIT DHE INVALIDËT

Nënkryetarja e PVD-së për Preshevë, përmes një postimi në profilin e saj në facebook, ka reaguar në lidhje me “tentativën që ta paraqesin si kunërshtarë të pakos së ndihmave atë dhe partinë e saj” siç ka shkruar ajo. 


Ardita Sinani në postimin e saj në facebook, e ka quajtur gënjeshtër këtë tentativë e përsëritur gjatë dhe pas seancës së fundit të Kuvendit Komunal. Ajo thot se mos specifikimi, mjegullimi dhe përzierja e ndihmës së Republikës së Kosovës me paratë e buxhetit komunal ka qenë kundërshtimi që e kanë sjellur si argument PVD dhe Ardita Sinani.

Më tutje ajo në postimin e saj ka numëruar kundërshtimet që ka parqitur Partia për Veprim Demokratik dhe vet ajo në seancën e Kuvendit Komunal kur është diskutuar pako e ndihmave dhe shpërndarja e ndihmës financiare të Republikës së Kosovës për Preshevën.

Kryetarja e degës së PVD-së, Ardita Sinani krejt në fund të postimit ka shkruar se pako emergjente në versionin siç është votuar ka anashkaluar familjet me ndihma sociale, jetimët, të sëmurit, të izoluarit, invalidët, fëmijtë me nevoja të veçanta, punëtorët e krahut..etj.

Në vijim po ju sjellim postimin e saj të plotë:

Të nderuar qytetar të komunës së Preshevës!
Tentativa e përsëritur gjatë dhe pas seancës së fundit të Kuvendit Komunal, që unë dhe PVD të paraqitemi si kundërshtar të pakos së ndihmave, është gënjeshtër!

Mos specifikimi, mjegullimi dhe përzierja e ndihmës së R. së Kosovës me paratë e buxhetit komunal ishte dhe mbetet kundërshtimi jonë!

Mjegullimi i qellimshëm i ndihmës ndaj biznesit duke mos kategorizuar dhe specifikuar përfituesit, në mënyrë që të mos favorizohet ndonjë biznes i caktuar i grupit të interesit të këtij pushteti në dëm të bizneseve të tjera ishte kundërshtimi jonë!

Ndihma e vogël për Fondin Komunal dhe Kryqin e kuq, pa specifikuar dhe përcaktuar numrin dhe kategorinë e përfituesve ishte kundërshtimi jonë!

Tallja me pensionistët duke mos i ndihmuar dhe favorizuar ata me pensione më të vogla ishte dhe mbetet kundërshtimi jonë!

Bartja e mjeteve të rregullta nga buxheti në pakon e ndihmave për t’i ikur procedurave ligjore duke krijuar përshtypjen e rrejshme të ndihmës ndaj bujqësisë, ishte dhe mbetet kundërshtimi jonë!

Ngritja e pagës për mjekët e pranuar me kontratë nga komuna, duke mos e përkrahur shëndetësinë në përgjithësi, ishte kundërshtimi jonë!

Mashtrimi dhe tallja me punëtorët e Moravicës, duke ju lënë përshtypjen e ngritjes së rrogës përmes ndihmës e jo përmes vijës së rregullt buxhetore ishte dhe mbetet kundërshtimi jonë!

Ndarja e një shume të tillë për qendrën partiake për të rinjët, duke lënë anash familjet me ndihma sociale, jetimët, të sëmurit, të izoluarit, invalidët, fëmijtë me nevoja të veçanta, punëtorët e krahut..etj, është kulminacioni i mashtrimit dhe hipokrizisë të cilën e kundërshtuam!

Kërkesat tona të drejta, legjitime dhe transparente për unitet duke formuar një komision të përbashkët pozitë-opozitë kategorizimi i bizneseve dhe pensionistëve, në mënyrë që të mos përfitojnë të pasurit në kurrizin e të varfurve, ndarja dhe veçimi i ndihmës së R. Kosovës nga mjetet buxhetore, për hirë të transparencës, duke e ditur ku dhe si po harxhohet kjo ndihmë, ishin propozime dhe kërkesë e jona e cila u refuzua nga ky pushtet, duke nxitur dyshimin e bazuar për keqperdorime!

Me respekt!
Ardita SINANI

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”