Në autostradën E-75, në pjesën e sajë Preshevë – Bujanoc, rreth pesë kilometra nga pagesa e taksës rrugore në Preshevë, një automjet me ngarkesë ka marrë flakë.
Trafiku zhvillohet në korsinë për anashkalimin e automjeteve, ka njoftuar ndërmarrja publike për mirëmbajtjen e rrugëve në Serbi “Putevi Srbije”.
“Autostrada E-75, pjesa Preshevë – Bujanovc, rreth 5 km nga pagesa e taksave rrugore në Preshevë, një automjet me ngarkesë ka marrë flakë, në drejtim të Preshevës – trafiku zhvillohet në korsinë e anashkalimit. Ne kërkojmë nga pjesëmarrësit në trafik që të rregullojnë shpejtësinë e tyre me kushtet në rrugë ”, ka shkruar “Putevi Srbije” në rrjetet sociale.