Sot në hallën e sportit në Bujanoc janë mbajtur zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi.
Rreth orës 12 ka filluar procesi i votimit të kuvendit të elektorve për zgjedhjet e parakohshme për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi. Votimet sipas sistemit me elektorë janë zhvilluar në hallën e sporteve në Bujanoc, në të cilat kanë marrë pjesë 512 elektorë të çertifikuar javë më parë.
Sipas rezultateve të para nga këto zgjedhje, koalicioni i formuar dje mes Partisë për Veprim Demokratik, Lëvizjes së Progresit Demokratik, Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partisë Demokratike, ka arritur të sigurojë 320 vota elektorale, derisa Alternativa për Ndryshim si parti e vetme 187. Pesë vota elektorale janëshpallur të pavlefshme.
Përkthimi i votave elektorale në mandate të këshilltarëve të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, i siguron shumicës së krijuar dje mes katër partive me 10 mandate bashkarisht, derisa 187 votat elektorale të Alternativës për Ndryshim do tëi sigurojnëkësaj partie 5 mandate tëkëshilltarëve të Këshillit Kombëtar në Serbi.
Nëse 10 mandatet e koalicionit LPD, PVD, PDSH dhe PD ndahen sipas votave në mandate partiake atëherë në Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, Alternativa për Ndryshim dhe Partia për Veprim Demokratik kanë siguruar nga 5 këshilltarë, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Partia Demokratike me nga dy këshilltarë, si dhe Partia Demokratike Shqiptare me 1 këshilltar.
Në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, sot u nënshkrua marrëveshja për krijimin e koalicionit qeverisës për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Marrëvesha për KKSH u nënshkrua ndërmjet katër subjekteve politike; PVD, PDSH, LPD dhe PD-së..
Ajo që tanimë dihet nga kjo marrëveshje, është që kryetari i ri i këtij institucioni, do të zgjidhet nga rradhët e LPD-së, kështu që partia ma e madhe, PVD, ka tërhequr kandidatin e tyre fitues, duke u viktimizuar si parti, për hirë të proceseve në të cilat ndodhet rajoni i Luginës së Preshevës.
Marrëveshja është arritur një ditë para mbajtjes së Kuvendit të elektorëve në Bujanoc, ku tanimë pritet të zgjidhen përfaqësuesit e partive politike./LUGINALAJM