ZELENSKI SOT PASI E KA BËRË BETIMIN, MENJËHERË KA SHPËRNDARË PARLAMENTIN

Aktori Volodimir Zelenski sot e ka bërë betimin si kryetar i Ukrainës dhe menjëherë e ka shpërndarë parlamentin.


Shpërndarja e parlamentit ka qenë njëri prej premtimeve të tij parazgjedhore, sepse Zelenski deputetët i ka quajtur grup njerëzish të cilëve u intereson vetëm pasurimi personal.

Para vendimin për shpërndarjen e parlamentit, ai u ka kërkuar deputetëve që ta miratojnë ligjin kundër pasurimit të paligjshëm dhe të mbështesin kërkesën e tij për ndërrimin e ministrit të mbrojtjes, shefin e shërbimit të sigurimit dhe prokurorin e shtetit. Të gjithë këta janë aleatë të kryetarit të deritanishë Petro Porosenko, i cili i ka humbur me lehtësi zgjedhjet nga Zelenski.

Zelensky, 41-vjeçar, ish-komedian, i njohur më së shumti për rolin e tij si president në një emision televiziv, ka fituar zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 21 prill, me më shumë se 73 për qind të votave të fituara.

Gjatë fushatës së tij, Zelensky pati premtuar për të luftuar korrupsionin në këtë shtet, si dhe për t’i dhënë fund konfliktit në mes të separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare në lindje të Ukrainës.

Zelenski e ka lënë traditën e ardhjes në konvojin e automjeteve dhe në parlament ka ardhur në këmbë.

Në fjalimin e tij të sotshëm ai i është kthyer edhe karrierës së tij të mëparshme:

“Tërë jetën jam përpjekur t’i bëj ukrainasit të qeshin. Në pesë vitet e ardhshme do të bëj gjithçka që ukrainasit të mos qajnë”, ka thënë kryetari i ri.

Related posts

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

Përgatitjet e NATO-s për një luftë të re